ZA BULQIZ

ZA BULQIZ

Eja t’i themi së bashku NDAL duhanit! 

#ShqipëriaPaDuhan

Nisma më e re e Ministrisë së Shëndetësisë është “Shqipëria JO Duhanit”, e cila ka si synim reduktimin e nivelit të duhanpirjes në vend nëpërmjet masave dhe nismave administrative të agjencive shtetërore ligjzbatuese dhe përfshirjes sa më të gjerë të shoqërisë civile.

Objektivi kryesor i këtij projekti është zbatimi i Ligjit të miratuar nga Kuvëndi i Shqipërisë më datë 10/7/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, të ndryshuar”, – ose të njohur ndryshe edhe si Ligji Anti-Duhan, – nëpërmjet një fushate të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe kontrollit / monitorimit të masave për zbatimin e kërkesave të këtij ligji.

Bëhu edhe ti pjesë e kësaj nisme, për nje brez të ri të shëndëtshëm në një Shqipëri të shëndetshme.

Për më tepër informacion, mund të klikoni mbi link-un e mëposhtëm: http://shqiperiajoduhanit.al/.