Detyrat

Detyrat

Detyrat

1.Njësia arsimore vendore mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor të institucioneve arsimore në juridiksionin e saj. 2.Zbaton Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar në kushtet vendore 3.Bashkëpunon me njësinë bazë të qeverisjes vendore. 4. Vëzhgon procesin mësimor dhe menaxhimin e institucioneve arsimore ne Qarkun e Dibrës. 5. Përhap përvojat e suksesshme të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore. 6. Kryen studime për aspekte të zhvillimeve arsimore vendore. 7. Përfshihet në eksperimente a pilotime të porositura nga MASR-ja, ose të ndërmarra nga a jo vetë, dhe bashkëpunon për to me organizma vendase a të huaja, pas miratimit nga ministri. huaja, pas miratimitngaMinistri. 8. Harton plane të posaçme për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Ministrit. 9. Pajis çdo institucion arsimor në juridiksion me dokumentacionin e dërguarnga MAS-i për institucionet arsimore. 10. Organizon trajnimin e mësuesve dhe rrjetet profesionale. 11. DAR-i, me nismën e saj, organizon monitorime të institucioneve arsimore dhe i kërkon me shkrim IShA-s inspektime të institucioneve të caktuara arsimore ose me tematika të caktuara. 12. DAR-i harton planin afatmesëm dhe atë vjetor në nivel drejtorie në përputhje me planet përkatëse të MASR. 13. DAR-i harton planin afatmesëm dhe atë vjetor të zhvillimit profesional të punonjësve të DAR-it. 14. DAR-i harton raportin vjetor mbi bazën e raporteve të ZA-ve përkatëse. 15. DAR-i shkruan dhe qarkullon letra informuese për institucionet arsimore mbi zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Ministrit dhe mbi mbarëvajtjen e institucioneve arsimore në përgjithësi.