Mirsevini ne faqen zyrtare te Drejtorisë Arsimore Rajonale  Dibër! 

Këtu do të gjeni informacione për të gjithë të dhënat që drejtoria arsimore paraqet për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. 

 

 

 


 

                                                                     

 

 eTwinning komuniteti për shkollat në Evropë

 

eTwinning promovon bashkëpunimin e shkollave në Evropë nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit duke ofruar mbështetje, mjete dhe shërbime për shkollat.

Portali eTwinning (www.etwinning.net) përfaqëson një platforme unike të bashkëveprimit të mësuesve në projekte nxitëse dhe inovatore. Portali nxit nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, të krijojnë projekte, të shkëmbejnë ide dhe të perhapin praktikat më të mira ndërmjet tyre, duke ndjerë të jenë pjesë e komunitetit me nxitës në Europë.

I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, eTwinning numëron sot në gjithë kontinentin Evropian 269,593 mësues dhe 128,352 shkolla që zhvillojnë projekte bashkëpunuese dhe ndajnë ide.

MAS fton mësuesit te anëtarësohen në komunitetin online e-Twinning dhe të jenë pjesë aktive e këtij progami.

 

Lidhja per prezantim

 

Eja t’i themi së bashku NDAL duhanit! 

#ShqipëriaPaDuhan

 

 

 

 

Nisma më e re e Ministrisë së Shëndetësisë është “Shqipëria JO Duhanit”, e cila ka si synim reduktimin e nivelit të duhanpirjes në vend nëpërmjet masave dhe nismave administrative të agjencive shtetërore ligjzbatuese dhe përfshirjes sa më të gjerë të shoqërisë civile.

 

Objektivi kryesor i këtij projekti është zbatimi i Ligjit të miratuar nga Kuvëndi i Shqipërisë më datë 10/7/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, të ndryshuar”, - ose të njohur ndryshe edhe si Ligji Anti-Duhan, - nëpërmjet një fushate të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe kontrollit / monitorimit të masave për zbatimin e kërkesave të këtij ligji.

Bëhu edhe ti pjesë e kësaj nisme, për nje brez të ri të shëndëtshëm në një Shqipëri të shëndetshme.

 

Për më tepër informacion, mund të klikoni mbi link-un e mëposhtëm: http://shqiperiajoduhanit.al/.